Analisti sportiv, Redi Jupi, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv ” në “Top Channel” është shprehur se situata e Kombëtares nuk është aq keq sa duket, por thjeshtë nuk po merret maksimumi nga lojtarët që janë në dispozicion.
“Nuk mendoj se situata është aq keq sa duket, por në fakt ne nuk po arrijmë t’i marrim maksumumin këtyre lojtarëve në dispozicion”, është shprehur Redi Jupi.
Mos te mendojme se erdhi Panucci dhe u zgjidhen problemet e futbollit shqiptar.
Ai erdhi sepse paga qe ofron Shqiperia nuk eshte shume e madhe dhe trajneret me te mire ne treg nuk e preferojne kete ekip. Dhe prandaj perfunduam tek Panucci”.