Diskutime të shumta mbi skemën e “Final 4” që u aplikua në sezonin e fundit të Superiores. Presidenti i FSHF-së Armand Duka e cilësoi një skemë të suksesshme, por krejt ndryshe mendon Redi Jupi, ish- futbollisti i njohur i cili për mediat është shprehur në këtë mënyrë:
“Më turp të madh nuk ka. Ishte diçka që u vërtetua, e panë dhe e realizuan edhe në terren që është diçka që nuk funksionon. Ata që u munduan ta mbulonin, jo po ndeshja kishte 10 mijë tifozë. Të të shkojnë mbi 150 ndeshje pa tifozë, na shkuan edhe katër ndeshje, e cila vetëm njëra kishte gjysmë kapacitet stadiumi.
Dhe teknikisht nuk është se na dha ndonjë gjë të madhe, nuk është se na u prodhua futbolli i rëndësishëm. Por, prodhuan intriga se kush do të dilte skuadra e katërt aty, kompromise, ndeshja e vendit të 3 dhe 4 pa asnjë kuptim asgjë.
Ndeshja finale ishte me një nivel mesatar sepse në atë moment hyn edhe anët e një performance për ta çuar në fund. Nuk mendoj se do të funksionojë. Tani edhe mund të vazhdojë, për kokfortësi. Por, tani: lojtarë nuk po prodhojmë, njerëz në stadium nuk po sjellim, tani duhet ta shohim këtë muhabet. Nuk ka pse t’i shkohet me kokfortësi diçkaje që të çon asgjëkundi”.