Tirana mposhti Partizanin në derbi me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Vesel Limja që goditi saktë nga penalltia në fundin e pjesës së parë. Toli pengohet brenda zonës nga Belica, ndërsa gjyqtari Hamiti vijon normalisht lojën.
Pas disa sekondash, VAR thërret gjyqtarin për të parë këtë vendim dhe më pas Hamiti akordon penallti që kthehet në gol nga Limaj.
I ftuar në emsionin “Procesi Sportiv”, analisti Redi Jupi është shprehur se kjo penallti nuk ishte. Edhe pse arbitri e pa me VAR disa herë këto pamje, Jupi mendon se gjyqtari ka gabuar.
Momenti i penalltisë? “Për mua as ishte dhe as e jap këtë penallti. Mbrojtësi shkon tek topi dhe lojtari i Tiranës i del përpara dhe i zë rrugën Belicës dhe është i pa interesuar për topin”, u shpreh Redi Jupi./newsport/