Te luajturit bukur futboll te Vllaznise, ka qene nje nga tiparet qe e ka bere te veçante ne historine e saj kete skuader. Nje argument ky qe ka bere per vete edhe kundershtaret, te cilet ne fakt gjithmone i kane mirepritur sfidat me kete kundershtar.
Keshtu shprehet edhe Redi Jupi, ish- futbollisti i Dinamos, Partizanit dhe Tiranes ne kampionatin shqiptar. Gjate nje prononcimi ne “Rubrika sportive” ai e ka evidentuar kete fakt kur eshte shprehur:
“Vllaznia gjithmone ka luajtur bukur futboll. Une me te tre ekipet qe kam luajtur, ne Shkoder gjithmone kemi bere ndeshje te mira, pavaresisht rezultatit. Edhe kur kemi humbur, edhe kur kemi fituar, gjithmone jane bere ndeshje te bukura ne Shkoder, nuk jane bere ndeshje te keqija atje.
Per gjithe atmosferen qe bejne ata, per menyren si luajne, per menyren si e jetojne futbollin. Pra shkodranet nuk luajne qe t’ia veshtiresojne dhe t’ia prishin ndeshjen tjetrit. Vllaznia ta bente me te lehte ndeshjen, edhe kur te mundte sepse ne futboll kuptohet qe edhe do te humbesh, por atmosfera e perseris ne ndeshjet ndaj saj, ka qene gjithmone e bukur”