Vllaznia e ka dominuar me raste ndeshjen ndaj Kukesit por per Redi Jupin, ajo ka zhvilluar nje loje te dobet ne kete perballje. Ne analizen teknike te tij ne emisionin “Procesi Sportiv”, ai eshte shprehur keshtu:

“Per mendimin tim Vllaznia- Kukesi ishte nje ndeshje shume e dobet, nje ndeshje gabimesh. Sa kam pare gabime ne kete ndeshje, nuk kam pare ne 30 ndeshje qe mund te kem pare gjate nje jave te tere. Jam bere nervoz duke pare kete ndeshje.

Vllaznia perseri beri ndeshje te dobet. Ndoshta ishte me mire se ne ndeshjen tjeter, por prape ishte dobet. Kukesi e dominoi territorialisht. Vllaznia i krijoi rastet si pasoje e gabimeve dhe difekteve ne loje te ekipit te Kukesit.

Kukesi mund ta kete patur 60 per qind dominimin ne aspektin territorial ndaj Vllaznise, por finalizimet i kishte zero ne porten kundershtare sepse nuk mbaj mend asnje gjuajtje te rrezikshme ne porte te tij.

Ai e kontrollonte topin deri ne 20-25 metra larg portes se Vllaznise, por mungonin depertimet brenda saj. Eze merrte topin dhe dilte jashte zone. Edhe penalltia qe mori ekipi shkodran, ishte gabim individual i mbrojtesit.

Rastet qe krijoi Vllaznia nuk ishin pasoje e nje loje fluide te saj, por si pasoje e gabimeve te lojtareve kundershtare. Vllaznia kishte momente ne 5, 10 apo 20 minuta qe rrinte vetem ne 30 metrat e fundit te saj. Ajo i krijoi rastet, por nuk e dominoi lojen.

Mbaj mend ndeshjen e fazes se pare kur Kukesi fitoi 4-2 ne Shkoder, ajo ishte ndeshje e bukur. Kjo jo. Trajneri i Vllaznise u detyrua te bente disa ndryshime, por ata qe luajten nuk dhane rendiment. Aktivizoi ne pjesen e dyte serish ata qe kishte patur me pre titullare dhe loja ndryshoi disi. Nuk ka se çfare ben as trajneri, mundohet te provoje gjithçka, por skuadra nuk eshte ne nje moment te mire’.