Sezoni i ri ka nisur më së miri për ish-futbollistin e Tiranës, Redon Xhixha. 25-vjeçari spikati sërish këtë të enjte teksa dhuroi asist në golin e dytë të Qarabag ndaj Olimpijas së Ljubljanës.

Sfida u luajt në Slloveni, me skuadrat që masin forcat për një vend në grupet e Europa League. Ndeshja u mbyll 2-0 në favor të azerëve me golat e Medina dhe Leandro Andrade.

Xhixha me skuadrën e Qarabag ka shënuar 5 gola në sfidat kualifikuese të Champions League. Lezhjani ishte protagonist me 3 gola në dy ndeshje në 2 takimet ndaj Rakow për turin e dytë të ligës së kampionëve, por nuk ndihmuan në kualifikimin e skuadrës së tij.

Me fitoren e arritur në slloveni, Qarabag është shumë afër kalimit në grupet e Europa League, çka sjell edhe përfitime të mëdha financiare për klubin.