E ka kundërshtare Vllazninë, megjithatë Refik Halili flet me superlativa për skuadrën e këtij sezoni. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” teksa është ndalur edhe tek skuadra shkodrane, për të cilën ka bërë një vlerësim shumë pozitiv duke thënë:

“Vllaznia është një vlerë e shtuar e kampionatit shqiptar. Sivjet ka një dorë menaxhimi që ka sjellë një frymë tjetër, ka një staf teknik të ri.

Vllaznia gjatë kësaj kohe në fakt nuk ka patur shumë dëmtime, ndërkohë që ekipet e tjera kanë vuajtur jo pak, ndërsa shkodranët falë Zotit kanë qenë pa probleme. Tjetra është se po të shohësh formacionin, konstaton se janë 7 lojtarë të rritur tek Vllaznia, ndërkohë që ka edhe blerje.

Aty është Gurishta, një lojtar mjaft i mirë, Krymi, Kruja, Marku që luajti me skuadra të tjera dhe u rikthye sërish. Pra, ka një mirëorganizim.

Po të shikoje edhe kronikën e ndeshjes me Teutën, nga loja që zhvillojnë, nga gola që shënojnë, janë të gjithë grup bashkë, gjë që është shumë e mirë për një ekip futbolli”./SHKODRA-SPORT.COM/