Mund të duket e çuditshme por është mëse e vërtetë. Ndonëse Refik Vorfa është një nga emrat e shquar të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar të viteve ’70- ’80, ai asnjëherë nuk ka fituar një titull kampion. Kupa të Republikës po, dy të tilla, në vitet.
Natyrshëm, ëndërra e çdo sportisti është fitorja e trofeve dhe të qënurit pjesë e kombëtares dhe protagonisti I këtij shkrimi, thuajse I ka arritur të gjitha, me përjashtim të titujve kampion. Në karrierën e tij por edhe pas përfundimit të saj ka provuar edhe “ndëshkime” dhe këto e kanë bërë edhe më të fortë.
-Kush është Refik Vorfa?
Ka lindur në Shkodër më 2.2.1952 dhe pasioni për sportin e shoqëron që në moshë të vogël por pa një rregullsi në stërvitje. Fitorja e Kupës së Republikës nga ekipi I Vllaznisë në vitin 1967, do të ishte shtysa përfundimtare që Refiku ta merrte seriozisht këtë sport nga I cili nuk do të ndahej për vite e vite me rradhë.
Meritë për këtë ka ish- mësuesi I tij I kimisë në shkollë, Asllan Gjyrezi, një basketbollist I njohur I asaj kohe I kuqebluve. Ai i dha shtysën e madhe dhe këtë vit do të inkuadrohej tek ekipi I të rinjve të Vllaznisë me trajner Bujar Golemin. “Sporti I basketbollit do të bëhej shumë I dashur për mua dhe atij do t’ia kushtoja rininë time.
Suksesi që ekipi I Vllaznisë arriti në vitin 1967 duke fituar Kupën e Republikës, më bindën plotësisht për t’u marrë me këtë sport dhe nuk jam penduar për këtë zgjedhje që bëra”- do thoshte mjeshtri Vorfa në prononcimin e tij për shkodrasport.com. Me ekipin e të rinjve do të luante përkrah emrave të tillë si Rajmond Rasha, Zenel Vekshari etj.
-Kalimi tek ekipi I të rriturve të Vllaznisë
“Në vitin 1969, drejtimin e ekipit të Vllaznisë e mori Bujar Golemi, trajneri me të cilin kisha punuar me ekipin e të rinjve dhe më njihte mirë. Ai, ndonëse unë isha 17 vjeç, kalova tek ekipi I parë ku gjeta emra të rëndësishëm si Renato Radoja, Filip Guraziu, Petrit Osmani, Angjelin Shiroka etj dhe kuptohet që ky ishte një privilegj I madh për mua sepse ishte një kënaqësi e madhe që të luaja përkrah emrave të tillë.
Ka ndodhur përpara finaleve të Spartakiadës së tretë kombëtare që u zhvilluan atë vit dhe unë isha pjesë e ekipit të Vllaznisë. Kuptohet duke përjetuar momente shumë të lumtura sepse u bë realitet një nga ëndërrat e mëdha të tij. Ky ishte vetëm fillimi sepse karriera e tij do ishte e gjatë dhe do kishte Brenda shumë gjëra.
Lënia e sportit
E ka lënë sportin pas 17 vitesh me ekipin e parë por me një “brengë” të vogël. Filluan të mos ia kenë më nevojën dhe nganjëherë edhe ta linin në stol por Refiku nuk mund ta duronte këtë gjë.
Prandaj dhe vendosi që të ndalet, por në fakt duke marrë edhe ndonjë pasojë mbrapa. Ja si e shpjegon ai vendimin e tij për mbylljen e karrierës: “Sportin e kam lënë në vitin 1986. Në atë periudhë trajner ishte Petrit Osmani. E mbaj mend si sot, ndonëse ka ndodhur 30 vjet më parë. Ka qenë shkurti I atij viti dhe ndonëse ishte vazhdimi I kampionatit, unë vendosa të mos e çoj deri në fund. E kuptova se nuk ishte më e nevojshme prania ime në skuadër.
Prandaj dhe vendosa t’I them “stop” karrierës time se më mirë ishte kështu sesa të fillonin polemikat apo diçka e tillë. Në atë periudhë, pjesë e ekipit ishin emra të tillë si Sokol Kalaj, Mikel Gjoni, Korab Llazani, Avenir Kalaja, Hydajet Kotrri, Agustin Miculi etj”.
Mungesa e titujve kampionë
Ai nuk ka fituar asnjëherë titullin kampion. Shansi I keq, momenti I keq apo dhe arsye të tjera por kështu ka ndodhur. Vorfa në karrierë ka arritur të bëjë të vetin vetëm trofeun e Kupës së Republikës në dy raste si dhe disa trofe personalë.
“Më vjen çudi por në karrierën time 17 vjeçare me ekipin e parë të Vllaznisë, nuk kam fituar asnjë titull kampion. Kam fituar vetëm dy Kupa të Republikës. Titull jo sepse ishin vite kur Partizani “bënte ligjin” por ndoshta edhe ne ishim të pafat. Pa llogaritur pastaj padrejtësitë që na bëheshin shpesh në ndeshjet direkte me këtë ekip.
Megjithatë, në aspektin personal kam fituar edhe të tjerë trofe, kam marrë dy kupa si lojtari më I mirë I kampionatit, një me të rinjtë dhe një me të rriturit, në vitin 1971”- është shprehur mjeshtri Vorfa.
-Shansi për të marrë fanellën e Shatkut
“Kam patur fatin të marr fanellën e një emri të madh të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar, Luan Shatkut, me të cilin nuk kam patur fatin të luaj me të por e konsideroj si një relike të madhe fanellën me numrin 6 që kam marrë prej tij.
Kuptohet që karriera ime ka patur brenda edhe aktivizimin me ekipin kombëtar për një periudhë 10 vjeçare, në vitet 1971- 1981”- thotë Vorfa në prononcimin e tij. Por ndërkohë ai kujton edhe disa trofe të tjerë personalë që ka fituar me të cilët sigurisht që ka treguar vlerat e tij në karrierën sportive prandaj shton:
“Nuk e mbaj saktësisht mend por në një kampionat kam patur një ecuri të shkëlqyer. Ka qenë I vetmi kampionat në të cilin I kam luajtur ndeshjet e plota (gjatë karrierës kam patur shumë dëmtime) dhe në fund të tij kam patur një mesatare prej 33 pikësh të shënuar për çdo ndeshje!!!
Një mesatare e shkëlqyer besoj edhe për sot. Meritë kuptohet që në këtë sukses timin kishte edhe e gjithë skuadra që luante me mua dhe po ashtu trajneri Renato Radoja që drejtonte ekipin në atë periudhë”.
-Përjashtimi nga basketbolli në vitin 1973
Karriera e Refik Vorfës ka patur edhe ajo “njollat e zeza” të cilat I kanë krijuar jo pak probleme megjithatë falë guximit dhe vendosmërisë për të kërkuar të drejtën e tij, ai e çoi deri në fund atë. Në vitin 1973 ka marrë lajmin e keq për përjashtimin nga ekipi ndonëse ishte vetëm 21 vjeç.
“Në atë vit diçka ndodhi në ekip. Trajneri qe drejtonte ekipin deri ne ate moment- Bujar Golemim, u largua nga drejtuesit e Partise per arsye politike. Ne vend te tij u emerua Muhamet Sokoli i cili hasi ne disa probleme me lojtarë të ndryshëm të skuadrës të cilët filluan të mosluajne ashtu si duhet, kuptohet te zhgenjyer ngaqe na e hoqen trajnerin e meparshem. Ishte nje forme revolte e cila ne ate periudhe pat bere buje sepse nuk ishte pak te kundershtoje nje vendim te Partise.
Skuadra humbi me dashje disa ndeshje dhe per rrjedhoje nga vendi i dyte zbriti ne te gjashtin. Nuk kishim asgje me profesor Muhametin por me teper ishte kundershtim per largimin e trajnerit Golemi. Kjo gjë sigurisht që nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit dhe ato të Partisë të cilët e gjetën fajtorin. Ai isha unë. Për këtë arsye, vendosën të më përjashtojnë nga basketbolli. Më thirrën në komitet dhe më bënë present vendimin që kishin marrë.
Në këtë periudhë më erdhi edhe një ftesë për t’u grumbulluar me kombëtaren që do të shkonte në Kinë por përjashtimi nga Vllaznia, bëri që unë të mos lejoja të shkoja në kombëtare. Por duke qenë se nuk e ndjeja veten fajtor, vendosa të rezistoj. Kam trokitur vetë në zyrat e Komitetit dhe kam arritur të bindë drejtuesit e tij se cila ishte e vërteta dhe për këtë arsye, pas disa kohësh më rikthyen në ekip.
Mbi të gjitha u vertetua se nuk isha unë njeriu I cili punoja pas krahëve të të tjerëve. Per profesor Muhametin kam patur dhe vazhdoj te kem respekt sepse eshte nje figure e ketij sporti por ai ishte viktime e atij sistemi ne ate periudhe. Drejtuesit kishin probleme me Bujar Golemin dhe nga kjo e pesoi edhe ai, megjithate une e vleresoj maksimalisht per ate qe ka dhene per basketbollin shkodran ne vite”.
-“Internimi” në Shllak në vitin 1986
Viti 1986 ka shënuar një moment të dytë të keq për Refikun që ai e shpjegon kështu. “Kur vendosa të lë sportin, pati disa njerëz që mendonin ndryshe. Atyre kushedi se ku u shkonte mendja megjithatë unë e kisha vendosur tashmë.
Por kjo do më kushtonte. Fakti që nuk iu përgjigja kërkesës së disa prej drejtuesve për të vazhduar sërish sportin, bëri që ata “të zemërohen” dhe për këtë arsye më dërguan në Shllak të Dukagjinit për të punuar në formë aksioni por unë e kuptoja qartë se ky ishte një dënim për mua por edhe për disa sportistë të tjerë që në atë periudhë kishin patur probleme prandaj në Shllak isha me Lorenc Mosin, Seit Çangën, e më vonë sollën edhe Esat Rakiqin. Atje qëndrova për disa muaj derisa më rikthyen sërish në Shkodër. Ndodhte edhe kështu atëherë”.
-Karriera si trajner
Refik Vorfa përveçse si sportist, ka një karrierë edhe si trajner. Menjëherë pas lënies së basketbollit ai caktohet trajner I ekipit të pionerëve dhe ndër sportistët që kanë lënë gjurmë më pas nga ai ekip përmenden Altin Shatku dhe Altomen Çapaliku.
Më vonë ka marrë drejtimin e ekipit të të rinjve të Vllaznisë ndër të cilët do spikaste më vonë Altin Halili. Pas largimit për në Gjermani në vitin 1992 ku ka jetuar për dy vite, ai do ta ndërpriste trajnimin por pas rikthimit në Shqipëri, merret sërish me këtë sport. “Në vitin 1995 vendosëm të krijojmë ekipin Shkodra Basket ku një rol shumë të madh në drejtimin e tij luajtën Shpëtim Hoxha, Gëzim Galiqi dhe Korab Llazani.
Madje ky i fundit ka qene trajner per disa vite dhe me pas, ma kaloi mua stafeten. Me këtë ekip arritëm të shpallemi edhe kampionë të Shqipërisë me të rinjtë madje në vitin 2007 krijuam edhe ekipin e të rriturve dhe ndër 12 ekipet pjesmarrëse në kampionat, zumë vendin e shtatë. Jo keq për një ekip debutues, arritëm të rivalizojmë edhe me Vllazninë madje por në fakt, kjo konkurrencë u mor për keq nga disa njerëz në Shkodër.
Ne si klub nuk ishim krijuar për t’I “futur shkopinjtë ndër rrota” ekipit kryesor të qytetit tonë por të ishim një alternativë më shumë për sportdashësit dhe dashamirësit e këtij sporti. Këto keqkuptime dhe probleme që u krijuan, bënë që Shkodra Basket në vitin 2008 të shkrihej dhe të mos ekzistonte më.
Nderimet
Karriera e suksesshme sportive natyrisht që eshte shoqëruar edhe me nderimet përkatëse. Refik Vorfa ka marrë herët titullin “Mjeshtër Sporti” ndërsa pas viteve ’90 ka marrë edhe një nderim nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Nderkohe pak kohe me pare eshte nderuar edhe me titullin “Mirenjohja” e Bashkise Shkoder.
-Familja
Refiku ka dy djem, Realin dhe Erjonin. Të dy ata kanë nisur si babai I tyre rrugën e basketbollit dhe sidomos I madhi- Reali, pati një nisje shumë të mirë.
Që në moshë të re u bë titullar I Vllaznisë dhe më pas kaloi edhe tek Valbona me të cilën edhe u shpall kampion, madje duke marrë edhe trofeun e pikashënuesit më të mirë të kampionatit. Megjithatë, prej vitesh ka emigruar në Itali, kryesisht për shkollim por edhe duke u marrë me basketboll, me aktivizim kryesisht në kategoritë e ulëta atje.
Natyrshem qe mund te kishte bere edhe diçka me shume megjithate ne jete tashme vete Reali besojme se e ka ende nje idhull- te atin, Refik Vorfen, nje nga emrat e shquar te basketbollit shkodran dhe atij shqiptar te viteve ’70- ’80.
Gjergj KOLA