Nga Musa KURTULAJ

Pas dhunës dhe kërcënimit ndaj trajnerit, Ernest Gjoka

“Ç’ ME DUHET MUA MOR VELLA, DUA ME JETUA NE SHKODER ” !

-Nuk kemi gje ne terezi me ketë psikologji, nëse nuk shkundemi nga kjo plogështi e stërzgjatur – ne te vërtetë vetëvrasëse !

Pak minuta pas orës 17.30 te ditës se enjte kur ishte kërcënuar pranë fushës “Reshi Rusi” Shkodër trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka, shkova me operatorin e televizionit për te mësuar se çfarë ne te vërtetë kishte ndodhur.

Gjetëm police jo te pashqetesuar për rastin, qytetare, tifozë dhe futbolliste te rinj qe po stërviteshin.

Pyet njërin e pyet tjetrin , me ne fund e krijuam një fare përfytyrimi për ngjarjen, ne mungese te trajnerit Gjoka dhe te përfaqësuesve te tjerë te Vllaznise qe ishin larguar.

Arritëm te identifikojmë edhe 2-3 persona qe e dinin me mire se çfarë kishte ndodhur, pasi kishin qëlluar aty dhe ndërhyrë e ndihmuar për te shmangur avancimin e mëtejshëm te konfliktit mes njeriut misterioz me kapuç ne koke dhe trajnerit Gjoka.

I kontaktova dhe i pyeta për ngjarjen, duke u bere te ditur se, me dëshirën e tyre, natyrisht, ishim te interesuar ti intervistonim për kroniken televizive.

Sa ua përmenda ketë, refuzuan prerazi, ndërsa njeri prej tyre u përgjigj: ” Ku jeton ti mor zotni ? Ç’më duhet mua mor vëlla, dua me jetua ne Shkodër !”

Kjo përgjigje u pëlqye edhe nga te tjerët, duke shtuar se “e kuptoni mire pse kështu, ohuuu……te kërcet pas kokës dhe s’e din nga te vjen ! ”

Deri kur do te vazhdojmë me ketë mentalitet frike, me ketë heshtje ndaj se keqes, me ketë dorëzim para krimit ?

Mjerisht ne Shkodër e jo vetëm, vazhdon te jete mjaft e përhapur psikoza “te marrit hapi rrugën”, kur duhet te ndodhi e kundërta ” te urtit hapi rrugën, ndërsa te marrit jo vetëm qe i duhet zëne rruga, por i duhet bllokuar me çdo kusht qe marria e tij te mos shndërrohet ne krim ne shoqëri”!

Fatkeqësisht kjo po vonon te ndodhi, po e vonojmë ketë me vetëdije, me ketë individualizimin tone idiot “mjafton te mos cenohem unë, pa flaka i dalte” !

Prandaj, se mendojmë dhe sillemi kështu, nuk krijojmë opinion publik, nuk krijojmë komunitet, nuk sillemi dhe veprojmë si qytetare civil aktiv për tu mbrojtur nga e keqja, qe na rrezikon te gjithëve, por jemi mbyllur ne atë guaskën tone primitive me mentalitetin “Ç’më duhet mua mor vëlla, dua me jetua ne Shkodër !

” Po i dashur, pse duam te jetojmë ne Shkodër, te punojmë ne Shkodër, te gëzojmë ne Shkodër, te rriten fëmijët ne Shkodër, te gjallëroje rinia ne Shkodër, te mos mbesi kultura vetëm ne djep ne Shkodër , e te tjera e te tjera te mira qe i dëshirojmë ne Shkodër, duhet qe ta braktisim indiferentizmin e theksuar ndaj krimit dhe po masivisht e publikisht te ballafaqohemi me te !

Ambientimi me te keqen, me dukuritë kriminale, me dukuritë korruptive, me dukuritë banditeske, me vetegjyqesine e çdo forme, nuk kane asgjë te përbashkët me vlerat e mirëfillta qytetare e shtetedashese qe e kane karakterizuar ketë qytet se paku 500 – 600 vitet e fundit, te dokumentuara këto qe me ne Statutet e Shkodres!

Atëherë, për ku jemi nise qe asaj trashëgimie ne i jemi kunderven me aq regres sa qe edhe ne vitin 2018 themi “Ç’më duhet mua mor vëlla, dua me jetua ne Shkodër !

” Epo,kështu nuk jetohet, kështu po, gënjejmë veten duke harruar se asnjeri nuk kemi gjë ne terezi me ketë psikologji, nëse nuk shkundemi nga kjo plogështi e stërzgjatur – ne te vërtetë vetëvrasëse !