Kete fundjave do te nise faza e dyte e kampionatit te kategorise se trete te futbollit shqiptar, pjese e se ciles eshte edhe ekipi tjeter shkodran, ai “Olimpic Shkodra”. Faza e pare nuk ka qene aspak e suksesshme per kete ekip i cili i pesoi te gjitha humbje ndeshjet e luajtura, megjithate ka qene diçka e pritshme per kohen e vogel ne dispozicion per te bere nje pune te mire.
Megjithate per fazen e dyte duket se gjerat kane ndryshuar per mire. Ka ardhur nje trajner i ri, jane larguar disa lojtare dhe ne vend te tyre kane ardhur te tjere te cilet pritet te bejne me mire ne ndeshjet e ardhshme.
Dhe nuk jane pak por 9 futbolliste te ardhur se fundi dhe qe jane prezantuar diten e sotme nga ana e ketij klubi. Te pakten nga te dhenat e para qe mesojme, kemi te bejme me te gjithe lojtare te huaj te cilet do te jene pjese e “Olimpic Shkodra” per gjysmen e dyte te sezonit. Ja çfare shkruhet ne faqen e ketij klubi per ardhjen e lojtareve ne fjale:
“Mirësevini te Olimpic Shkodra!
Jemi të lumtur t’ju kemi pjesë të familjes sonë! Talenti, përkushtimi dhe puna juaj do të jenë thelbësore ndërsa synojmë objektivat tona. Besojmë në potencialin tuaj dhe mezi presim të shohim sukseset që do të arrijmë së bashku.
Mirësevini, Clay, Lucho, Blass, Leo, Damen, Ekezie, Amenu, Robson dhe Anieke!”