Maguette Gueye ka refuzuar rinovimin e kontratës me Partizanin. Shtypi i shkruar bëri me dije se mesfushori i tha ‘Jo’ ofertës së klubit.Kontrata e senegalezit skadon në qershor të vitit tjetër dhe kjo i mban të qetë drejtuesit e kuq.

Megjithatë, dëshira për rinovim vjen si pasojë e merkatos. Tashmë është e ditur që Maguette ka ‘fansa’ nga jashtë, saktësisht Sivasspor në Turqi, dhe FCSB (Steaua Bukuresht) në Rumani.

Këto janë dy ekipet që kanë shprehur interes konkret për 21-vjeçarin e Partizanit. Vlera e tij në treg sa vjen e rritet dhe Partizani e vlerëson hiç më pak se 1 milionë euro, të paktën sa është përfolur deri më tani.

Maguette dëshiron largimin, por me mirëkuptim mes palëve duke mos u kthyer në problem si ish-shoku i tij Matondo. Ai i ka komunikuar klubit që është i gatshëm të respektojë edhe 2 vitet e fundit të kontratës nëse është nevoja e më pas të largohet falas, ose të shitet direkt këtë verë./newsport/