Me 6 gola të shënuar në 15 ndeshje, Rei Manaj ka treguar se është një nga sulmuesit më të mirë shqiptarë dhe performancat që po bën me fanellën e Albasetes në Spanjë, ka rënë në sytë e shumë klubeve evropiane.

Ish-sulmuesi i Interit, duket se nuk e ka shumë të gjatë në kampionatin spanjoll, por mund të bëjë një hap të madh në karrierë. Mediat spanjolle raportojnë se për sulmuesin shqiptar, ka pasur interesime të shumta në këtë merkato janari.

Ndër të tjera, spikasin interesimet nga gjigandët e Bundesligës gjermane. Hanoveri dhe Shtutgarti janë dy skuadrat të cilat kanë shfaqur interes për sulmuesin kuqezi dhe pritet që të ketë edhe zhvillime të reja.

Albasete arkëtoi te Interi rreth 2 milionë euro duke i ofruar lushnjarit një kontratë 5-vjeçare. Deri në këtë pikë të kampionatit, ai ka ditur të justifikojë vlerat e shpenzuara por një ofertë m,ë e lartë se 2 milionë euro, mund të bindë drejtuesit spanjollë për të lejuar Manajn që të largohet, e sidomos kur bëhet fjalë për një skuadër nga Bundesliga. /VipSport/