Rei Manaj në telashe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka thyer sërish disiplinën në dhomat e zhveshjes, teksa drejtuesit e klubit të Albasetes nuk e kanë falur, duke e dënuar shqiptarin.
Lushnjari nuk është stërvitur me grupin, teksa kërkohet reflektimi i Manajt për sjelljen e tij.
Ka qenë trajneri i skuadrës së Albasetes që ka zbuluar “gabimin” e sulmuesit, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë që ai të grumbullohet në sfidën ndaj Kadizit.
“Manaj ka thyer disiplinën dhe klubi e ka dënuar, gjë të cilën unë e respektoj. Shpresojmë të reflektojë për këtë dhe ka mundësi që të jetë sërish në fushë në ndeshjen ndaj Kadiz por nesër do të vendosim.
Ai është stërvitur individualisht nga dënimi”, u shpeh trajneri i Albasetes Ramis.