Rey Manaj vijon të shkëlqejë në Turqi, teksa ka arritur që të gjejë golin e 12-të këtë edicion. Sulmuesi lushnjar u aktivizua në minutën e 60-të në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Sivasspor dhe Keciorengucu dhe 21 minuta më vonë arriti që të shënojë golin e tretë dhe të kualifikimit për skuadrën e tij.

Një realizim perfekt nga jashtë zone i sulmuesit kuqezi, që bëri të shpërthente festa tek Sivasspori, që falë golit të Manajt arriti kualifikimin për në raundin e 1/8-ve të Kupës së Turqisë.

Manaj po kalon një moment të shkëlqyer, teksa ky ishte goli I katërt në Kupë, ndërsa në 8 raste ka festuar dhe në kampionat.

Sulmuesi u transferua gjatë verës në Turqi dhe po e shpërblen besimin e dhënë, e nëse vijon me këtë ritëm me shumë gjasa mund të jetë një alternativë dhe për trajnerin Sylvino në vijim.