Edi Reja ka qenë shumë i pavendosur për formacionin, aq sa ka habitur edhe vetë lojtarët.
Nga seanca e djeshme dhe deri pak minuta më parë, dilemat e italianit janë shtuar edhe më shumë për mbrojtjen dhe mesfushën.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Reja ka bërë sërish ndryshime në këto dy reparte.
Përfundimisht me skemën 4-3-1-2 do te jetë ky formacion:
Në portë Strakosha, në krahun e djathtë të mbrojtjes Balliu, ndërsa në qendër Ismajli dhe Ajeti.
Në të majtë kapiteni Hysaj. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Gjasula, Abrashi dhe Laçi, ndërsa risia është lojtari pas dy sulmuesve. Nuk do të jetë Bajrami, por Asllani si numër 10.
Sulmi do të jetë me dyshen Cikalleshi-Broja, me Uzunin që e nis nga stoli.
Portieri Berisha, mbrojtësi Veseli dhe fantazisti Bajrami gjithashtu do e nisin nga stoli kundër Izraelit./PANORAMA-SPORT/