Do të startojë pas pak konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja së bashku me kapitenin Elseid Hysaj, në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, të vlefshme për Grupin C të Ligës së Kombeve.

Tekniku italian dhe mbrojtësi shkodran, do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë përballje:

KUSH LUAN NESËR? Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor.

Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit.

Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.