Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime sa u përket reparteve të ndryshme për sfidën ndaj Lituanisë, pasi disa futbollistë nuk janë në gjendjen më të mirë si pasojë e sfidës ndaj Bjellorusisë ku shpenzuan shumë energji.
Tekniku i përfaqësueses shqiptare, në konferencën e sotme për shtyp, theksoi gjithsesi se për të Odise Roshi mbetej një zëvendësues pasi nuk mund ta aktivizonte titullar.
“Kjo ndeshje ndryshon nga ana psikologjike dhe taktika se Lituania ka një mënyrë ndyrshe të luajturi, i pëlqen të mbajë topin, ka dy krahë të shpejtë dhe mund të na vërë në vështirësi. Kam besim te skuadra ime nëse është në gjendje fizike, nuk e di se sa do të mund të luajne, mund të bëj 3, 4 apo 5 ndryshime se ka shpenzim të madh energjish.
Jemi ekip që luajmë me presing të lartë e skuadra duhet të jetë mirë me 100%. Duhet të bëj zgjedhje të duhura sidomos psiskologjike, kjo skuadër që kemi përballë ka humbur 2-0 por kur humb, shpesh ka një reagim shumë të rëndësishëm.
Ndonjë problem e ka Çikalleshi, se ka këmbët e rënduara, ka inflamacion. Të shohim nesër, por ka ndonjë problem sa i përket fazës sulmuese. Në mbrojtje pak, mund të jetë e njëjtja, kam vetëm Mihajn opsion ndaj aty kam gjithmonë tre zgjedhje, ai vetëm mund t’i ndërrojë.
Në mbrojtje tre të qendrës nuk është se vrapojnë shumë, ata menaxhojnë mirë situatën. Edhe në mesfushë kanë shpenzuar shumë energji, Bare dhe Abrashi vrapuan shumë, edhe aty ndoshta do ketë një ndryshim.
Ndoshta në krahë, të shohim si i kemi lojtarët, nëse janë në gjendje, janë të gjithë njerëz që nuk kanë shumë ndeshje në këmbë. Unë dua të mbroj shëndetin e nuk do të doja të dëmtoheshin se do të ishte diçka shumë e pakëndshme.
Rruga është e gjatë, nuk ka mbaruar në Bjellorusi, kemi rrugëtim për të bërë se euforia ka mbaruar, ka mbaruar ndeshja, pas dy orësh thamë e lëmë mënjanë se kemi tjetrën. Nuk duhet të gabojmë impaktin mendor, përqendrim maksimal, duhet të luajmë me shumë përqendrim.
Nuk kam qenë i kënaqur nga ndeshja me Bjellorusinë se mbajtëm pak topin, humbëm shumë pasime në qendër, pas 1-0 u tërhoqëm, ishim në zonën e rreptësisë. Ne jemi mësuar të bëjmë presing të lartë, nuk ishim në gjendjen e duhur fizike.
Kishim 9 muaj pa u takuar, të bësh bashkë ekipin për tre ditë e rekuperosh është shumë e vështirë, e vështirë të fitosh në këto kushte. Por duhet t’u bëjmë komplimente se dhanë gjithçka në fushë, donin me çdo kusht të fitonin, e mbrojtëm fitoren me dhëmbë. Komplimente se shkuam atje ndaj një skuadre që ka kampionatin në zhvillim, të fitosh atje është kënaqësi e madhe.
Roshi është lojtar që ndryshon ndeshjen, kur hyn është lojtar vendimtar. U kam thënë lojtarëve që njëri duhet të jetë aty, të jetë gati, nëse luan 5 minuta e është vendimtar është shumë mirë: Do të doja të luante nga fillimi, por nga pikëpamja taktike nuk ka mbulim, është instinktiv sa i përket lëvizjeve.
Nuk mund të rindërtoj modulin për të, skuadra e ka memorizuar, për të ndryshuar duhet kohë dhe ne e kemi ndërtuar mënyrën tonë. Mendoj se skuadra e pranon. Jam munduar që të ndryshoj me 3 sulmues, me atë në krah, por bëhet e veshitrë se çbilancohet skuadra në mesfushë.
Duhej të bëja 3-4-3 e janë sisteme të ndryshme, sa i përket lëvizjes në aspektin mbrojtë e ofensiv: Ajo është punë e gjatë, për momentin mbetemi kështu, pastaj nëse gjatë ndeshjes ka probleme, mund të ndryshojmë gjithmonë.
Ramadani e Ismajli nuk janë mirë, nuk aktivizohen në këtë turn, janë lënë mënjanë se kanë probleme dhe presim në tetor. Më vjen keq se unë kam bërë thirrjet shumë më tepër se herën e parë. Tani kemi lojtarë me probleme dhe ndaj i lëmë mënjanë për momentin.
E kam thënë që dua të kem të paktën 22 lojtarë që të jenë në gjendje të mirë, duhet të kem 2 skuadra në dispozicion, ndaj erdhën Çekiçi e Laçi. Broja që është paraqitur mirë, është Çepele, shohim të ardhmen, është i ri, por duhet të ndërroj pak.
Të shoh për të ardhmen, janë të rëndësishëm, Broja ka treguar se është gati edhe nga pikëpamja fizike. Edhe Çepele, ndonëse 17 vjeç ka aftësi, ka kokën në vendin e duhur, është gjithmonë i vëmendshëm. Janë lojtarë që do të jenë e ardhmja, shpreoj të jem kur të luajnë, por për tani janë këtu.
Debutues? Ka mundësi që luajnë, nuk e nëse nga fillimi por me siguri gjatë ndeshjes, se ka shuëm shpenzim energjie sidomos në mesfushë. Para mund të bëj ndryshim, por të shohim, do ta mendoj mirë, do të jetë ndodnjë ndryshim e ndonjë debutim gjithashtu”, tha Reja. /vipsport/