Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, pas ndeshjes me Andorrën që kuqezinjtë e barazuan me rezultatin 2-2, në Supersport tha: “Nuk më pëlqeu qëndrimi i skuadrës, prisja më shumë nga kjo ndeshje”. Italiani ishte i qartë në fjalën e tij.

“U treguam mendjelehtë. Na vuri në vështirësi ana mendore. Sot nuk e kuptova pse ishim të qullët, të lexueshëm nga kundërshtari. E dinim se do mbyllej, e kishim parashikuar. Nuk e kuptova këtë lloj rendimenti në fushë”.

“Kishim zgjedhje të limituara. Gjasula ishte i skualifikuar, Bare rrezikonte me një karton. Doja të shihja disa lojtar, ndoshta rrezikova. Manovra e ngadaltë më shqetësoi më shumë se ata që u futën. Doja diçka më shumë she shpresoj ta marrin në ndeshjen e radhës”.

“Pas grumbullimit u tregova për rëndësinë e ndeshjes. Nuk ndodhi sipas parashikimeve. E dinim që Shqipëria ka vështirësi ndaj ekipeve që na mbyllen. Me ekipet që na sulmojnë dalim në lojën më të mirë. Jemi të mërzitur, nuk e prisnim këtë rezultat”. /abcnews/