Ne ndeshjen e sotme ndaj Bylisit, Rejan Alivoda ka munguar ne formacionin e Vllaznise sepse siç eshte bere e ditur, ai eshte transferuar ne Dubai ku do te vazhdoje karrieren e tij sportive. Por nderkohe pak minuta me pare, ish- mesfushori kuqeblu permes nje mesazhi, i ka dhene edhe zyrtarisht lamtumiren kuqebluve, por me premtimin se nje dite do te rikthehet serish.
Pershendetje te gjitheve. Dua t’iu njoftoj se rrugetimi im te skuadra e Vllaznise mbaron ketu, per te vazhduar drejt nje sfide te re.
Jam i lumtur qe pata fatin te jem pjese e familjes se madhe Vllaznia, duke me dhene mundesine per dy vite te kaloj momente te bukura dhe te rendesishme ne formimin tim.
Dua te falenderoj dhe i jam mirenjohes presidentit Alban Xhaferi per perkushtimin dhe perkrahjen, trajneret per punen e palodhur, drejtoret dhe te gjithe stafin me te cilet punuam keto vite.
Gjithashtu dua te falenderoj shoket e skuadres qe ishin mbeshtetje ne kete rrugetim dhe qe sebashku kaluam momente te bukura, plot emocion dhe sfida. Veçanerisht dua te falenderoj Vllaznit Ultras dhe tifozerine shkodrane qe ishte mbeshtetja jone, motiv per te ecur perpara qe na ndjeken ne çdo hap.
Ju jam mirenjohes per keto vite qe kalova ne qytetin tim, duke u rritur prane jush dhe pata mundesine te kontriboj per fanellen e rende te Vllaznise. Shpresoj qe nje dite te rikthehem tek Vllaznia dhe ta gjej kampione siç ky qytet e meriton. Kjo eksperience do te mbetet e paharrueshme per mua. Ju falenderoj, me respekt Rejan Alivoda!”- shkruan ai.