Rejan Alivoda është një emër i njohur i futbollit shqiptar pas aktivizimit në Superiore në radhët e Vllaznisë. Talenti i mesfushës shkodrane u shit tek klubi arab i Kalba dhe kështu po shijon aventurën e parë jashtë terrenit shqiptar. I riu ka qenë pjesë e lojtarëve të aktivizuar në fitoren që Ittihad Kalba arriti në ligën e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Klubi nga UAE mundi në shtëpi një ekip të panjohur si Al Urooba me rezultat të thellë 3-0. Në këtë sukses kontribut nga stoli dha dhe 21 vjeçari shkodran. Shqiptari hyri në pjesën e dytë duke marrë 23 minuta nën këmbë dhe u vlerësua në mënyrë solide me notën 6.6 sot.
Ky bëhet aktivizimi i katërt që merr ish-i Vllaznisë për këtë sezon në ligën ku dikur luajti dhe legjionari Taulant Seferi. Edhe pse Alivoda nuk ka marrë asnjëherë 90 minuta të plota përsëri shihet si një opsion talenti që me futjen në lojë mund të ndryshojë gjërat.
Rejani në merkato sipas ekspertëve vlerësohet me 320 mijë euro, një vlerë kartoni që është rrit ndjeshëm fal lëvizjes në Lindje. Mesfushori shqiptar ka gjetur vend edhe te çunat e Bushit në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku u la në stol paçka se u thirr. Mosha e re premton shumë dhe ai mund të thirret prapë në Kombëtaren Shpresa duke dhënë kontribut aktiv edhe tek A-ja më vonë./newsport/