Reja e ka mbyllur aventurën e tij me Shqipërinë. Pavarësisht pretendimeve të italianit për të qëndruar në stolin e kuqezinjëve, Kombëtarja zgjodhi që të vazhdonte me Sylvinhon kontratën e re. Ndërkohë Reja duket se nuk ka më kohë për të humbur. Sipas raportimeve të mediave, italiani do të nis një aventurë të re në Slloveni.
Reja do të shërbejë si këshillues në bordin drejtues të klubit.Reja e ka drejtuar Shqipërinë në 38 ndeshje në total, ku ka arritur të regjistrojë 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje, me një golavarazh të përgjithshëm 46 të shënuar dhe 45 të pësuar.
Tekniku ka aplikuar në pothuajse të gjitha ndeshjet skemën 3-5-2 dhe për 3 vite e 7 muaj në krye të stolit ka provuar një numër të lartë lojtarësh që e kalon shifrën 40.
Suksesi i tij i parë ishte në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria u ngjit nga Liga C në B. Gjithashtu në kualifikueset e Botërorit 2022, ai grumbulloi më shumë pikë se çdo trajner tjetër në grupe (18), por gjithsesi në fund u rendit i treti në grup pas Anglisë dhe Polonisë.
Ndërkohë kompeticioni i fundit që ishte Liga e Kombeve e këtij sezoni, rezultoi një dështim për teknikun italian, ku Shqipëria u rendit e fundit në grup duke mos fituar asnjë takim.