Nga Endri ÇINARI

Në javën e 32-të të kampionatit, Vllazninë do e presë një duel mjaft delikat në transfertë. Shkodranët do vizitojnë Teutën në Durrës, me bregdetarët që duan ti largohen fundit të tabelës. Dhe të shtunën në orën 18:00, shkalla e vështirësisë që paraqet ndeshja është goxha e lartë. Ku edhe Vllaznia nga ana e saj kërkon të mos lëshojë më.

Por statistikat e këtij sezoni flasin 100% në favor të kuqebluve. Në 3 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në sezonin 2023-24, 9 herë kampionët e vendit kanë marrë 3 fitore ndaj Teutës. Duke nisur nga ndeshja e fazës së parë ku kuqeblutë fitonin 2-0 ndaj “djemëve të detit”. Gjithçka në atë ndeshje e vendoste një dopietë e sulmuesit Bekim Balaj.

Po ashtu në ndeshjen e fazës së dytë në Durrës, ekipi i Osmanit fitonte 0-1. Protagonist do ishte Ildi Gruda, që rikthente Vllazninë tek fitorja në Durrës pas 11 vitesh. Edhe ndeshja e fazës së tretë këtë sezon është mbyllur me fitoren e Vllaznisë. Golat e Grudes dhe Çobes do bënin të pavlefshëm rrjetën e Arifit për ekipin e Martinit. Ku çdo gjë do përfundonte me rezultatin 2-1.

Kështu që edhe të shtunën shkodranët do përpiqen të ruajnë një rekord prej 100% të fitoreve në kampionat kundër Teutës. Ku edhe tashmë në epilogun e kampionatit, çdo duel i ngjan një “finaleje” të parakohshme./www.shkodrasport.com/