Zhytësja nga Turqia Sahika Ercumen ka vendosur një rekord të ri botëror në ujërat e akullt të shpellës Gilindire në Turqi, ku notoi 100 metra nën ujë pa lopata.

Zhytësja, rekordmene botërore në stil të lirë, u zhyt 100 metra, pa pajisje, duke thyer rekordin e mëparshëm, atë të 90 metrave.

“Isha shumë e emocionuar përpara se të zhytesha. Nuk i ndjeja rrahjet e zemrës. Normalisht duhet të kisha rrahje normale. Unë i kisha shumë të larta por u zhyta për një kauzë shumë të rëndësishme dhe jam shumë e lumtur dhe krenare”.

Shpella e Gilindire ndodhet në provincën jugore të Mersin në Turqi dhe i përket periudhës akullnajore. 34 vjeçarja Sahika është e para femër që zhytet në këtë thellësi, duke vendosur një rekord të ri botëror./a2news/

https://youtu.be/4VURDPoK0sE