Golat e futbollisteve shkodrane nuk kane munguar serish as ne ndeshjet e javes se shtate te kategorise se pare. Madje kete here duket se eshte rregjistruar “rekordi” i shenimit te tyre sepse kane qene plot 6 te tille te shenuar.

Ne ndeshjen Vora- Bylis (2-3) ka qene i zakonshmi Jasmin Rraboshta ai qe ka shenuar dy here duke u munduar t’i jepte te pakten nje pike ekipit te tij- Vores, por nuk ia kane dale sepse ballshiotet kane shenuar tre dhe kane fituar. Megjithate Rraboshta vazhdon ta beje ashtu si duhet detyren e tij.

Nderkohe ne ndeshjen Apolonia- Tomori (4-1) ka patur me shume gola shkodranesh. Kjo sepse per fieraket tre prej kater golave te kesaj fitoreje mbajne firmen e tyre. Ne fillim ka qene sulmuesi Erald Maksuti qe ka shenuar ne minuten e 49-te, ndersa ka shenuar dy here mesfushori Serjan Repaj.

Edhe ne ndeshjen Besa- Flamurtari (1-2) ka patur serish gol nga futbollistet shkodrane qe jane pjese e vlonjateve. Dhe serish eshte kapiteni Denis Pjeshka qe ka shenuar edhe kete here duke kontribuar ne fitorene e rradhes te Flamurtarit.

Perpos ketyre 6 golave, protagoniste per skuadrat e tyre kane qene edhe futbolliste te tjere shkodrane qe luajne me sukses ne skuadrat e kesaj kategorie./SHKODRA-SPORT.COM/