Një, dy, tre… Mes gjërave që mund të bëhen në tre sekonda, që sot është edhe marrja e një kartoni të kuq.
Për informacione të mëtejshme duhet të pyesni Simone Brugaletta, mbrojtësi i Gela, ekipi i kategorinë e katërt italiane, që u kthye në dush pa pasur as edhe një pikë djersë.
Sfida mes Gela dhe Palmese, e vlefshme për javën e 25-të, të Grupit I në kategorinë e katër italiane, u mbyll në barazim 3-3 dhe me vendasit me nëntë futbollistë, por barazimi ka hyrë në histori për kartonin e kuq rekord që ka marrë Brugaletta.
Sapo gjyqtari vërshëlleu fillimin e ndeshjes ai goditi me bërryl sulmuesin kundërshtar.
Gjyqtari nuk u mendua dy herë dhe nxori kartonin e kaluar. Gela mbeti edhe me nëntë futbollistë në pjesën e dytë, kaloi dy herë në avantazh, por ndeshja u mbyll 3-3 sepse pësoi gol në minutën e 95-të./telesport/