Është mbyllur me rezultatin minimal 0-1 sfida mes PSG-së dhe Marseilles e vlefshme për javën e dytë të kampioantit francez.
Kur ndeshje po shkonte drejt fundit lojtarët e dy ekipeve u përplasën mes tyre duke krijuar një kaos të vërtetë për shkak se Neymar goditi me grusht lojtarin kundërshtar.
Futbollistët u përplasen mes tyre madje edhe në përleshje fizike e arbtri i ndeshjes nxorri plotë 5 kartona të kuq. Kurzaëa, Paredes, Neymar për PSG-në , ndërsa Amavi dhe Benedetto nga Marseilla u ndëshkuan me kartona të kuq.
Gjatë gjithë ndeshjes u rregjistruan plotë 17 kartona gjithsej përfshirë kartonat e verdhë dhe të kuq. Një rekord I ri I vendosur në kampionatin francez në shekullin e 21-të./newsport/