Shqipëria vendi i çudirave? Tashmë akoma më shumë…

Futbolli në vend është përfshirë nga një kaos total. Aktet e dhunës në impiantet sportive po ndodhin si me breshëri, teksa situatat në fushat e blerta janë kthyer në një katrahurë të vërtetë.

Megjithatë, ajo që ndodhi në ndeshjen mes Kastriotit dhe Tiranës kalon përtej normales. Të shtyrë edhe nga avantazhi minimal, futbollistët krutanë u panë më shumë të shtrirë se sa duke vrapuar. Të besuarit e Bledar Devollit u shtrinë në fushën e “Redi Malokut” plot 21 herë.

Një rekord ky për futbollin shqiptar dhe jo vetëm, që tregon edhe njëherë se loja më e bukur në botë ka nisur të përceptohet ndryshe. 21 herë të shtrirë në fushën e blertë, ku në çdo rast duhej ndërhyrja e stafit mjekësor për tu rikthyer në fushë.

Situata anormale, ku në këtë mes përfshihet edhe gjyqtari Olsi Sokoli. Vetëm 4 minuta shtesë janë shumë pak për gjithë ato ndalesa loje, ku së paku duheshin 20 minuta shtesë. Epo Shqipëria është vendi i çudirave … /newsport/