Gazeta online www.shkodrasport.com vazhdon të thyejë rekord pas rekordi. Në vetëm 10 muaj ekzistencë në hapësirën online, ajo ka rregjistruar plot 400 mijë klikime. Shifra në fjalë është arritur dy ditë më parë. Në fakt, edhe ne vetë nuk e kishim besuar se do kishim këtë sukses. Gazeta Shkodra Sport u bë faktor në sportin shkodran dhe jo vetëm. Klimimet e shumta, interesi gjithnjë e në rritje, tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Me një mesatare prej 40 mijë klikimesh në muaj, besoj se  kemi bërë diçka të mirë. Për të njoftuar sportdashësit shkodranë dhe më gjerë mbi atë çfarë ndodh çdo ditë në sportin shkodran e më gjerë. Kemi bërë mirë në drejtim të evidentimin të sportistëve shkodranë në mbarë botën. Mjafton të themi vetëm një fakt. Ditët e fundit kemi publikuar një shkrim për notaren Noel Borshi. Ajo do përfaqësojë Shqipërinë në LOjërat Olimpike të Londrës por pakkush e ka ditur se ajo ishte nga Shkodra. E rritur në Itali bashkë me familjen e saj, ajo nuk e harron Shkodrën dhe Shqipërinë. “Harresa” e të tjerëve nuk ka ndodhur edhe me gazetën tonë. Përkundrazi e kemi evidentuar dhe do të vazhdojmë të evidentojmë edhe të tjerë. Shkodra Sport në shumicën e rasteve ka qenë media që ka dhënë e para shumë lajme, edhe ekskluzive falë burimeve të saj të informacionit por edhe të marëdhënieve shumë të mira që ka më sportistë, trajnerë dhe njerëz të kësaj fushe. Për lexuesit, për dashamirësit e sportit kjo ka rëndësi. Informimi në kohë rekord. Dhe ne ia kemi arritur në kohë rekord. Në ditët që vijnë besoj se do të bëjmë edhe më mirë. Natyrisht na pret shumë punë për të bërë. Besoj se do ia dalim. Ashtu si deri tani. Misioni jonë është të bëjmë sa më shumë miq, të kemi sa më shumë lexues dhe të informojmë sa më shpejt dhe sa më saktë. Megjithatë, këto 400 mijë klikimet e deritanishme na bëjmë të ju themi edhe njëherë FALEMINDERIT që na keni ndjekur!
Gjergj KOLA