Mançester Siti aktualisht ka shpenzimet e dyta më të mëdha në Premier Ligë sa i përket rrogave në bazë të shifrave të fundit të publikuara nga “Capology”.
Vendin e parë e mbajnë rivalët e Mançester Junajtid me 3.821.000 milionë paund rroga javore në “Old Trafford”, ndjekur nga rivalët e Sitit me 3.705.000.
Rivalët e tyre për titull, Arsenali e sheh veten në vend të tretë me 3.298.000 milionë paund, ndërsa pas “topçinjve” renditen Çelsi dhe Liverpuli me 2.978.000 dhe 2.670.000 respektivisht.
Aktualisht, klubi i Premier Ligës me shpenzimet më të ulëta të pagave është Lutoni, me 469 mijë paund në javë, me 200 mijë paund në javë më pak sesa Shefilld Junajtid, që mban vendin e 19-të.