Vllaznia ka njohur kundërshtarin për turin e parë kualifikues të Confernce League. Shkodranët kanë peshkuar në short irlandezo veriorët e Linfield. Për këtë ekip ndoshta ka pak informacione në vendin tonë, por statistikat tregojnë për një skuadër me histori në vendin e saj dhe me goxha eksperiencë në kupat europiane.
Kështu skuadra nga Irlanda e Veriut është absolute në vendin e tyre, duke qenë kështu 8 herë kampione e kampionatit vendor. Duke lënë pas vetes Crusaders me 3 tituj, duke treguar kështu një dominancë në futbollin e Irlandërs veriore. Po ashtu pjesëmarrjet në kupat europiane kanë qenë thuajse të ccdo vitshme.
Ku madje në sezonin e shkuar, ata arritën deri në turin e tretë të Europa League, ku u eleminuan nga Basel. Po ashtu në historinë e tyre, Linfield ka pasur përballje edhe me një skuadër shqiptare. Bëhet fjalë për sezonin 1982-83, ku ata përballeshin me 17 Nëntorin e famshëm në atë kohë. Tirana e sotme arrinte të eleminonte kundërshtarët ku pas humbjes 2-1 në Belfast, do triumfonin 1-0 në kryeqytetin shqiptar.
Në vlerën e merkatos, e gjithë skuadra e Linfiels vlerësohet me shifrën 3.2 milionë eurove e ndërsa Vllaznia ka vlerën e 4.4 e milionë eurove. Duke treguar kështu një supermaci ndoshta në letër të shkodranëve, që patjetër kanë shanse të mira për kualifikimin në turin e dytë të Conference League. ENDRI ÇINARI