Sot në mbrëmje, Juventusi do të presë në fushën e saj Ajaksin. Bardhezinjtë nisen më të favorizuar duke parë edhe nga rezultati i ndeshjes së parë(1-1), por sërish asgjë nuk është vendosur dhe me performancën që holandezët zhvilluan në ndeshjen e parë, befasia nuk është e pamundur.
Ajaksi e tregoi këtë edhe kur eliminoi në Madrid, Realin. Megjithatë, përveç mungesave të rëndësishme si Kielini apo Manxukiç, ‘Zonja e Vjetër’ do të mbështetet te Kristiano Ronaldo.
Portugezi është mbret i kompeticionit dhe në mbrëmjen e sotme pas paraqitjes mbresëlënëse në fazën e kaluar do të duhet të udhëheqë ekipin drejt gjysmëfinaleve.
Pikërisht, gjysmëfinalet janë një fazë e Ligës së Kampionëve në të cilën 34-vjeçari nuk ka munguar në 8 vitet e fundit, ndërsa këtë herë do të kërkojë herën e 9 me fanellën bardhezi. Në këtë formë, Kristiano duhet të jetë në maksimum, për të treguar edhe njëherë se në Champions League, CR7 shfaq versionin e tij më të mirë. /VipSport/