Ai eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise. E ndjek shpesh nga tribuna e stadiumit, sa here qe gjen kohe dhe duket shume i lidhur me kete skuader dhe me ngjyrat kuqeblu. E kemi fjalen per Rektorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres, Tonin Gjuraj.
Diten e djeshme ai ka qene i pranishem ne homazhet e zhvilluara ne nderim te njeres prej ikonave te futbollit shkodran e shqiptar, Sabah Bizit. Ky i fundit ka qene njeri nga ata lojtare qe e ka bere per vete edhe rektorin- tifoz.
Gjuraj nderkohe ka lene edhe nje shenim tek libri i pershtypjeve teksa per Sabah Bizin shkruan: “Legjende e futbollit shkodran e kombetar. Frymezues ne dekada per femijet, te rinjte dhe te rriturit e sportit te futbollit. Figure e paperseritshme. Me mirenjohje perjete Tonin Gjuraj”./www.shkodrasport.com/