Renato Arapi, trajneri i Teutës ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se trajnerët që drejtojnë një ekip nuk mund të dalin të studio e TV dhe të japin opinione për skuadrat e tjera, pasi diçka e tillë nuk është profesionale.

Ai nuk ka dashur te jape emra, por per te nuk eshte aspak normale nje gje e tille dhe per me teper, per te sulmuar koleget e tyre.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që edhe të drejtosh ekip edhe të dalësh në TV për të dhënë opision për ekipet e tjera. Edhe flasim pastaj për profesionalizëm.

Kot s’kanë thënë të parët tanë “Graj gamorin tat”, o shqipet e përgjakshme. Ndonjë ditë do ju shikojmë duke bërë dhe instalimet e shtëpisë vet”, shkruan trajneri i Teutës./newsport/