Ka luajtur futboll deri para nje muaji ndersa tani ka “varur kepucet ne gozhde” dhe po ben rolin e drejtorit teknik te Teuta. Renato Arapi ka folur sot per “Supersport” para ndeshjes me Partizanin, duke analizuar durrsaket por edhe ekipet e tjera pretendente, nder te cilat fut edhe Vllaznine.
“Kemi bërë lëvizjet e duhura për të zëvendësuar siç duhet ata që kanë ikur. Superkupa ishte një tregues i mirë. Edhe lojtarët që kanë ardhur duan kohë të përshtaten.
Që kur erdha te Teuta, objektivi im ishte të dilnim kampion. Në vitin e parë nuk dolëm, në të dytën fituam Kupën dhe Superkupën në të tretën shyqyr zotit ja arritëm. Mendova se ishte momenti i duhur për ta mbyllur me futbollin e luajtur.
Është e vështirë sepse del nga rutina, por kam filluam të ambientohem, nuk kemi ç’bëjmë, duam s’duam do të ambientohemi.
Tek të gjitha ekipet ka pasur goxha lëvizje. Me aq sa kam parë, Teuta, Tirana, Partizani, ndoshta edhe Vllaznia do të jenë pretendente”.