Volejbolli shkodran i pasviteve ’90 ka kaluar shume peripeci sidomos ne vitet e para te tij sepse me pas gjithçka filloi te normalizohej.
Trajneri Artan Kalaja mblodhi rreth vetes nje grup djemsh te rinj te cilet me pas do te beheshin protagoniste te rendesishem te ketij sporti jo vetem ne Shkoder, por edhe ne Shqiperi.
Njeri prej tyre ishte edhe Renato Kola. E beri punen e tij me shume pasion dhe vazhdon ta beje serish, ndonese sot feston 33 vjetorin e lindjes. Me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura atij.
Renato ka lindur ne Shkoder me 8 korrik 1987 dhe do t’i perkushtohej me shume pasion nder lojtaret me te mire te kampionatit, ne rolin e tij te preferuar, ate liberos.
Madje, duke spikatur me performancat e tij do te binte ne sy edhe te stafit te ekipit kombetar dhe prej shume vitesh eshte pjese e rendesishme e tij.
Tek Vllaznia nderkohe ka mbi 15 vjet qe luan ne nivele te larta dhe kulmi i tij kuptohet qe do te ishte tre vjet me pare kur bashke me shoket e ekipit dhe me trajnerin Mark Kroqi, i dhuruan asaj te parin dhe te vetmin titull kampion.
Pikerisht per te gjithe kete karriere, Renato Kola meriton respekt dhe vleresim.
www.shkodrasport.com