Egnatia eshte surpriza e madhe e ketij sezoni. Perveç faktit qe po ben shume mire ne kampionat duke u renditur per momentin ne vendin e trete, dje ajo eshte kualifikuar edhe per ne gjysmefinale te Kupes duke marre nje fitore qe pakkush e mendonte ne Laç, madje ne shifrat 3-0.
Njeri nga protagonistet kryesore te ketij suksesi padyshim qe ka qene mbrojtesi me shume pervoje Renato Malota. Duke folur pas ndeshjes per mediat ai eshte shprehur: “Jemi te kenaqur per kete kualifikim pasi per ne ishte historike nje gje e tille.
E kishim pergatitur mjaft mire ndeshjen, por nuk e prisnim nje rezultat kaq te thelle ne Laç. Dua t’i them nje bravo te madhe te gjithe djemve. Te gjithe kane meritat e tyre per kete kualifikim ne gjysmefinale. Une vertete largova nje top nga vija fatale ne nje moment, por edhe te tjeret bene mire dhe prandaj ne fund festuam te gjithe”.
I pyetur nderkohe per objektivat ne pjesen e mbetur te sezonit, mbrojtesi lezhjan shprehet: “Detyra jone eshte qe ekipit t’i japim qetesi. Kemi patur oshilacione si ekip dhe tani futemi ne nje faze shume percaktuese te sezonit. Më lart mund të shkojmë në Kupë dhe në kampionat. Por, nuk mund të them për titull. Pse jo vendin e dytë, mund ta arrijmë. Dua Europën me kampionatin.
Dua të jem realist. Mendoj që deri 2-3 javët e fundit do të jetë e hapur. Ekipi që gabon më pak do të jetë pranë titullit kampion. Nuk shoh asnjë skuadër favorite. Si Tirana, si Partizani dhe Vllaznia kanë treguar oshilacione. Kampionati ndahet në fund”./SHKODRA-SPORT.COM/