Sezoni për Vllazninë nuk shkoi në mënyrën më të mrië të mundshme, teksa për të shmangur rënien u desh një fitore në ”finale” ndaj Besëlidhjes. Një nga më të mriët e Vllaznisë, në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, rrëfen se çfarë nuk shkoi në edicionin futbollistik që sapo lamë pas.
Renato Malota e vë theksin te efekti i Pandemisë, por jo krejt pa faj janë edhe arbitrat. I pyetur për të ardhmen, mbrojtësi 31 vjeçar Malota zgjedh të ”driblojë”.
1.Vllaznia e nisi me pretendime sezonin por përfundoi duke luajtur një finale për mbijetesën me Besëlidhjen…Çfarë nuk shkoi këtë sezon?
Të themi realitetin deri ne momentin e pandemisë ekipi jonë ishte brenda objektivave duke treguar qe ishin në një forme te mirë.Në momentin e Pandemise ne ndenjem pothuajse 3 muaj pa stervitje në një kohë që pothuajse gjith ekipet e tjera bënin stervitje. Kjo na penalizoi tej mase çka u tregua në pjesën e mbetur të sezonit.
2.Ndeshja Play off ishte ndaj skuadrës se vendlindjes, si u ndjetë?
Ishte një ndeshje që të them të drejten nuk e vumë asnjëherë në medyshje që nuk do fitonim dhe pse ndeshjet teke kanë sikletin e vet. Mendoj qe bëmë mirë atë ndeshje. Të luash kunder vendlindjes normale qe ke emocion. E mira është që çdo gjë kaloj me sukses atë ndeshje.
3.Si ju duket projekti i ri i Vllaznisë?
Në plan te parë duket mirë, por duhet parë në vazhdim. Le të shpresojmë që Vllaznia do kthehet aty ku e ka vendin, në majat e futbollit shqiptar.
4.Veteran ne Kategorinë Superiore, çfarë kishte më shumë Tirana se rivalet që shkoi te titulli?
Po ta shohësh Tirana nga fazat e fundit ka gabuar shumë pak dhe normalisht kush gabon me pak ecën perpara ndryshe nga ekipet tjera. Mendoj që Tirana kishte fatin mbi të gjitha dhe pse sezonin qe kaloj ato kishin një nder ekipet më te mira në kampionat. Mendoj që forma e mirë e disa lojtarëve te Tiranes e çuan atë ekip drejt titullit kampion.
5.Si është ambienti sportiv në Shkodër, shpeshherë duket sikur në fushë keni shume presion që ju bllokon kembet?
Të luash në Shkoder normalisht qe është presion pasi ai ekip është mësuar gjithmonë të fitoj dhe te jetë në majat e futbollit dhe tifozet gjithmonë kerkojnë fitoren dhe kjo gje esht normale.Në Shkoder kemi vuajtur shumë këtë vit sidomos nga arbitrat ku kemi pas shumë padrejtësi çka na ccuan dhe në Playout dhe kjo ka qene nje arsye kryesore se pse ne kemi bere shumë hapa fals ne Loro Boricçi pa dashur te heqim pergjegjësite nga lojtarët apo stafi.
6.Do vijoni te jeni pjesë e shkodranëve? Na zbulon diçka…
Jam i fokusuar te pushimet tani pasi ka qënë një vit shumë stresues dhe per momentin gjeja e fundit qe mendoj është futbolli.
7. Me cilin nga lojtarët keni miqësi më shumë…
Me të gjithë shkojë shumë mire. Nuk është se kam ndonjë individ për të veçuar,me të huajt kam marëdhënie shumë te mira por dhe me shqiptarët bëhemi shpesh e darkojmë./ newsport/