Renato Malota nuk është më pjesë e Laçit. Pas tre sezoneve me kurbinasit, 33 vjeçari nga Lezha ka konfirmuar largimin në kanalet e komunikimit. Pas fundit të aventurës në Europë me Laçin, Malota është larguar nga bardhezinjtë mes falenderimesh.
Mbrojtësi pritet të kalojë te Egnatia po në Superligë, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Besëlidhjes, Dinamos, Kukësit, Partizanit dhe Vllaznisë.
”Përshëndetje. Nga sot nuk jam më pjesë e Laçit pasi marrëveshja ime ka qenë të luaja në Kupat e Europës, pasi kontrata më kishte mbaruar në fundin e majit.
Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme si për mua edhe për Laçin pasi dy sezonet e shkuara luftuam për titullin kampion. Falenderoj tifozët dhe presidentin për korrektësinë. Në ditët në vijim do ju prezantoj me ekipin tim të ri”, shkruan Malota.
Ne fakt nuk eshte shume e veshtire per te mesuar se cili do te jete destinacioni i tij i ardhshem. “Shkodra Sport” prej kohesh ka bere te ditur se Malota ka rene dakord me drejtuesit e Egnatias dhe do te jete pjese e kesaj skuadre ne sezonin e ri.