Renato Malota ka rinovuar me Laçin edhe për një tjetër sezon. Firma e re në kontratë është zyrtarizuar nga kurbinasit, që shprehen me fjalë zemre në kanalet e komunikimit.
Malota ka qenë një ndër lojtarët më të aktivizuar sezonin e fundit, me lezhjanin 31 vjeçar që ka luajtur 27 takime.
Me një eskperiencë të madhe në futbollin tonë, nder te cilat eshte ajo me Vllaznine, ekipi i Laçit “blindon” kështu qendrën e prapavijës.
“Rinovon një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës sonë. Renato Malota pjesë e familjes bardhezi edhe për sezonin 2021-22”, shkruajnë kurbinasit./newsport/