Pas nje karriere te gjate me disa skuadra, Renato Malota kulmin e pati sezonin e kaluar kur si lojtar dhe kapiten i Egnatias pati fatin qe te shpallej kampion dhe fitues i Kupes se Shqiperise. Ne nje interviste per mediat e shkuara, mbrojtesi lezhjan e ka vleresuar maksimalisht skuadren e sezonit te kaluar, por njekohesisht flet edhe per sezonin e ri.

“Të gjithë e dimë që na pret një kampionat shumë i vështirë, pasi çdo ekip do të mundohet të japë maksimumin ndaj kampionëve në fuqi. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë vështirësish do të kemi këtë sezon.

A jemi në presion? Kjo gjë nuk na shqetëson, përkundrazi na motivon më shumë. Ne e dimë që jemi ekipi për t’u mundur, por këtë gjë do ta kthejmë në favor për ne, që të jemi më të përqendruar dhe të fokusuar tek objektivat që kemi këtë vit. Pra, të mbrojmë të dy trofeve që fituam sezonin e fundit”- eshte shprehur Malota./www.shkodrasport.com/