Një nga pikat e forta të Vllaznisë këtë sezon është Renato Malota që luan sezonin e tij të tretë në Shkodër. Malota është një lojtarë me karrierë të pasur dhe ai ka besim se këtë sezon, Vllaznia do të realizojë synimet që ka.
Renato Malota, një nga titullarët e rëndësishëm të Vllaznisë, para ndeshjes me Teutën për “Rtshsport” ka pohuar: “Të gjitha ekipet janë të vështira, por ne duhet që të kemi seriozitet.
Si ndaj Flamurtarit që është në fund, ashtu edhe me Partizanin që është në krye, ne duhet që të japim më të mirën në fushën e lojës.”
Teuta ka një sulm me lojtarë kualitativ dhe mjaft të fortë. Malota lidhur me repartin ofensiv të kundërshtarit të radhës ka pohuar: “Unë mundohem që të bëjë detyrën dhe të jap maksimumin tim.
Duhet që të shohim përpara dhe të realizojmë synimet që kemi. Dua që të jap më të mirën në këtë ndeshje dhe të mbuloj sa më mirë sulmuesit e Teutës”./Vipsport/