Zhoze Murinjos nuk i pëlqeu skuadra e tij në Tiraspol. “Nuk më pëlqeu pjesa e parë, shumë e ngadaltë, pa agresivitet, pa kontroll të lojës. 1-0 ishte pothuajse një mrekulli, nuk bëmë asgjë për ta merituar.

Në pjesën e dytë pas barazimit më pëlqeu reagimi, goli dhe ruajtja e rezultatit, pa agresion, por edhe pa rrezikuar dhe në fund e merituam.

Dëmtimi i Renatos? Ky është Renato, ai është gjithmonë në rrezik, është e vështirë për t’u kuptuar: Bajerni nuk e kuptoi atë, PSG nuk e kuptoi dhe ne po vuajmë. Para ndeshjes ai ishte mirë, por më pas gjatë ndeshjes ndjeu diçka dhe duhej të ndalonte.

Lukaku duhet të luajë me atë fizik. Ai ka nevojë për koordinim dhe kjo vjen përmes lojës”.