Ndeshjet e javës së 8 të Kategorisë Superiore kanë treguar edhe një herë se ky kampionat do të jetë i vështirë për t’u parashikuar deri në fundin e tij, kur do të ndezët gara për Final Four që të çon drejt titullit kampion.

Pas sfidave të kësaj jave, Egnatia vazhdon të jetë e qetë e vetme në kryesim me 16 pikë falë suksesit 3-0 kundër Dinamos. Por tashëm pas krahëve ka një dyshe që pak kush e priste pasi Tiranës iu bashkua në kuotën e 13 pikëve edhe Laçi falë fitores së sotme ndaj Skënderbeut të vendit të katërt.

Një hap të rëndësishëm bëri edhe Partizani, i cili tashmë ka 11 pikë pas suksesit ndaj Kukësit dhe ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Ndërkohë, lufta në fundin e tabelës sheh përsëri një ngjeshje të skuadrave, pasi Kukësi dhe Dinamo kanë nga 7 pikë, ndërsa Teuta ka vetëm një më shumë pas humbjes së sotme përballë Erzenit.

Vllaznia nga ana e saj ka zhgenjyer me paraqitjen e saj duke grumbulluar vetem 9 pike ne 8 ndeshje te luajtura dhe si rrjedhoje ndodhet ne vendin e shtate te renditjes. Sigurisht shume larg pritshmerive qe kane patur drejtuesit por edhe tifozet kuqeblu.