Sërish rokadë në krye të Kategorisë Superiore. Partizani i ka lëshuar “fronin” Teutës, pas përfundimit të javës së 32-të.
“Demat e Kuq”, nuk shkuan me shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Skënderbeut, duke zbritur kështu në vendin e dytë, teksa durrsakët e Edi Martinit, pasi mposhtën Bylisin me rezultatin 4-0, e shohin veten në krye të tabelës së renditjes.
Rivalitet tepër i ashpër edhe për sa i përket zonës së Europës apo mbijetesës. Vllaznia, Tirana dhe Laçi, duket se do të jenë 3 skuadrat që do të luftojnë deri në fund për “biletën” europiane.
Shkodranet pas humbjes se djeshme 1-3 ndaj Kukesit kane zbritur tashme ne vendin e katert dhe e shohin veten te rrezikuar per zonen europiane.
Teksa në fundin e renditjes, Skënderbeu, me pikë e marrë ndaj Partizanit, ka parakaluar Bylisin si dhe ka “kërcënuar” Kastriotin, duke ëndërruar shpëtimin direkt, pas ndeshjen shtesë të “play-out”-it.