Tomas Strakosha prej vitesh tashmë te Lacio është shndërruar në një nga pikat e forta të ekipit. Siguria dhe pritjet e tij shpëtimtare kanë ndihmuar në ecurinë e jashtëzakonshme të Lacios së këtij sezoni, por edhe kanë shtyrë atë vetë të jetë në mesin e më të mirëve të botës.

Uebsajti “Sport360” prej kohësh ka një rubrikë ku vlerëson portierët më në formë të momentit dhe i rendit ata me nivele sipas renditjes. Në çdo nivel janë dy portierë dhe Strakosha është në të katërtin, në një grup me homologun e tij të Juventusit, Vojçek Shezni.

Lista përbëhet nga emra si Oblak, që cilësohet më i miri në Botë, Alison, Ter Shtegen, Ederson, Kortua dhe Onana. Mjafton të shohësh këto emra dhe e kupton shumë lehtë se çfarë niveli ka arritur gardiani i kombëtares sonë.

“Tomas Strakosha (Lacio)

Lacio ka rekordin më të mirë mbrojtës në Serie A këtë sezon dhe është vetëm një pikë larg Juventusit në krye. Kjo nuk ndodh pa përpjekjet e një portieri të shquar. Tomas Strakosha ka bërë disa pritje të frikshme që përkthehen në pikë për ekipin dhe është një nga më të mirët në zhytje të ulët për të ndalur goditjet nga të dy krahët.

Shqiptari është kompetent me topin në këmbët e tij, por gjuajtja e tij e fuqishme është një kërcënim për kundërshtimet. 25-vjeçari vuan herë pas here kur përpiqet të heqë topat nga ajri, por ai shkëlqen kur vendos të godasë, duke pastruar rrezikun në distancë”, shkruhet në përshkrimin e “Sport360”. /vipsport/

Renditja e plotë:

NIVELI 4
Tomas Strakosha
Vojçek Shëzni

NIVELI 3
Andre Onana
Ederson

NIVELI 2
Tibo Kortua
Ter Shtegen

NIVELI 1
Alison
Jan Oblak