Fillojnë të përvijohen më qarët ndarjet e grupeve të skuadrave që luftojnë për objektiva të ndryshëm pas ndeshjeve të javës së 21-të. Kur mbeten edhe 15 javë deri në fund të edicionit, fillon të krijohet një tablo më e dukshme e pretendimeve që ka çdo ekip në bazë të vendit që mban në klasifikim.

Kukësi me Tiranën, falë fitoreve që kanë regjistruar në këto javë, kanë krijuar distancë nga ndjekësit dhe vetëm Partizani për momentin duket në gjendje që t’i ndjekë ata edhe pse ka 7 pikë distancë nga kryesuesit e 6 nga bardheblutë.

Më pas, janë një grumbull prej 3 skuadrash me 32 pikë, të cilat luftojnë për të siguruar atë vend të tretë që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Europës: Laçi, Bylis dhe Teuta, të cilat parashikohet që të ruajnë këtë rivalitet deri në javët e fundit.

4 pikë pas tyre është një dyshe tjetër, Skënderbeu dhe Vllaznia, të cilat kanë një luftë për t’u ngjitur në grupin më lart, por edhe për të evituar vendin e 8 që çon në play-out për të mos rënë nga kategoria,

Sa i përket rënies, pakkush ka dyshime që lufta sportive do të zbresë poshtë Luftëtarin e Flamurtarin, të cilët vetëm matematika i ndan nga rënia. /vipsport/