Ndeshjet e javës së 22-të në Kategorinë Superiore kanë treguar ndarjen që ka filluar të krijohet tashmë në renditje sa u përket grupeve të ekipeve që janë në garë për objektiva të ndryshëm në klasifikim.

Fitorja e Tiranës, si përgjigje ndaj asaj të Partizanit në ditën e djeshme, u dha mundësinë bardhebluve që të vazhdojnë të jenë të shkëputur me të kuqtë me tre pikë në klasifikim. Por njëkohësisht, u krijoi më shumë distancë nga Vllaznia që tashmë është 5 pikë larg dhe gjendet në vendin e tretë.

Barazimi mes shkodranëve dhe Egnatias ka bërë që tanimë të ketë një grup prej tre skuadrash më të shkëputur në luftën për titull, e pastaj nga vendi i 4-t që i përket Egnatias e deri në vendin e 7 ku gjendet Teuta, ekipet të jenë të ngjeshura në 4 pikë dhe të jenë ata në garë për t’u afruar me treshen e parë për të synuar një vend në Europë. Kurse lufta për mbijetesë sheh Bylisin e Kukësin në duel për vendin në play-off, me Kastriotin i cili për momentin është i zhytur në fund.

JAVA 22 / REZULTATET
Të shtunën
Laçi-Bylis 0-1
Teuta-Kukësi 1-0
Partizani-Erzeni 3-0

Të dielën
Kastrioti-Tirana 0-1
Egnatia-Vllaznia 0-0