Ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore kanë sjellë pak ndryshime në renditje dhe për faktin se 3 nga 5 sfidat u mbyllën në barazi. Por ato ndryshime ishin të rëndësishme për dinamikën e kampionatit.
E para është distanca prej 6 pikësh që Tirana rivendosi përsëri me fitoren ndaj Laçit, duke u shkëputur nga ndjekësi më i afërt për të bërë një hap të sigurt drejt titullit kampion. Ndërsa pas krahëve të kësaj dysheje, të katër skuadrat e tjera barazuan sfidat përkatëse e kështu, ndaluan në ndjekjen që po i bëjnë ekipeve të kreut.
Ndryshimi i dytë i rëndësishëm i përket fundit të tabelës, ku Egnatia me fitoren e dytë radhazi, këtë herë duke mposhtur Kastriotin, është larguar nga zona e ftohtë e renditjes duke zhytur aty Dinamon. Një luftë për mbijetesë e cila për momentin duket se mund të rrezikojë edhe Teutën nëse kampionët në fuqi nuk arrijnë të sigurojë një seri fitoresh që t’i shkëputë nga grupi i ndjekësve.
JAVA 22 / REZULTATET
TË PREMTEN
Skënderbeu-Vllaznia 2-2
Dinamo-Partizani 0-0
TË SHTUNËN
Egnatia-Kastrioti 2-1
Kukësi-Teuta 1-1
Tirana-Laçi 4-1
RENDITJA
1. TIRANA 49
2. LAÇI 43
3. KUKESI 38
4. VLLAZNIA 35
5. PARTIZANI 30
6. TEUTA 25
7. EGNATIA 22
8. DINAMO 20
9. KASTRIOTI 18
10.SKENDERBEU 17