Ndeshjet e para për Kategorinë Superiore në vitin 2023 kanë dhuruar rezultate të cilat kanë bërë që të rihapet plotësisht lufta për kreun në kampionat. Partizani ka humbur distancën që kishte krijuar dhe tani sheh t’i afrohet jo vetëm Tirana, por edhe Vllaznia.
Pikërisht shkodranët janë ata që ndalën të kuqtë duke i dominuar dhe duke tronditur disi besimin se ”demat” ishin skuadra favorite për titullin kampion.
Ndërkohë, Tirana ndjek me vetëm një pikë, pas fitores 2-1 ndaj Laçit që kthen bardheblutë në shinat e duhura për të mbrojtur trofeun.
Sakaq, kishte një duel direkt edhe për zonën e ftohtë mes Bylisit dhe Kukësit që kanë ndarë pikët, pa ndryshuar pozitat e tyre në renditje.
JAVA 16
Të premten
Laçi-Tirana 1-2
Bylis-Kukësi 0-0
Partizani-Vllaznia 1-2
Të shtunën
Egnatia-Erzeni 13:00
Teuta-Kastrioti 16:00