Ndeshjet e sotme të Kategorisë Superiore kanë afruar edhe më shumë Tiranën te titulli kampion. Bardheblutë nuk kanë diskutuar Egnatian dhe tani e shohin trofeun e radhës shumë më afër tyre.

Me suksesin e sotëm 3-0 ndaj rrogozhinasve, Tirana mund të mbyllë kapitullin e titullit që pas dy ndeshjesh, pasi me 6 pikët e radhës është matematikisht e sigurt për vendin e parë.

Ndërkohë, në fund është pikërisht Kastrioti që ka bërë një tjetër hap të sigurt drejt blindimit të vendit të 6 e sidomos për të evituar atë të 8 që çon në play-out.

Suksesi 1-0 ndaj Kukësit ia ka bërë më të thjeshtë rrugëtimit skuadrës së pandalshme të drejtuar nga Çela, ndërsa ajo e Longos ka 4 ndeshje pa fitore e tani rrezikon seriozisht që të humbasë vendin që të çon në Ligën e Konferencës.

JAVA 29
Të shtunën
Tirana-Egnatia 3-0
Kastrioti-Kukësi 1-0

Të dielën
Laçi-Dinamo 13:45
Partizani-Skënderbeu 16:45
Teuta-Vllaznia 16:45